Koronavirus “pushton” Brazilin, Amerika Latine arrin shifrat e Shteteve të Bashkuara - Bota Sot
Koronavirus “pushton” Brazilin, Amerika Latine arrin shifrat e Shteteve të Bashkuara

Amerika

Koronavirus “pushton” Brazilin, Amerika Latine arrin shifrat e Shteteve të Bashkuara

Më: 26 qershor 2020 Në ora: 12:53
Ilustrim

Koronavirus vijon të infektojë mijëra njerëz në Amerikën Latine, ku Brazili është shteti më i prekur nga virusi vdekjeprurës. Sipas të dhënave të fundit, gjatë 24 orëve të fundit në Brazil janë regjistruar 40 mijë raste të reja me Covid-19, ndërsa numri i viktimave ka kaluar 1000 vetë.

Shifra vërtet alarmante, pasi në Brazil numri i viktimave ka shkuar në 55 mijë vetë që nga fillimi i pandemisë. Amerika Latine në përgjithësi mbetet një kontinent me probleme, ku koronavirus po bën kardinë prej një muaji. Në total, janë regjistruar 2.3 milionë persona të infektuar në Amerikën Latine.

Kjo shifër është thuajse e barabartë me atë të 2.5 milionë personave të prekur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku koronavirus gjithashtu ka qenë shumë agresiv. Në 24 orët e fundit, në Amerikë janë regjistruar 38 mijë persona të infektuar dhe 618 viktima (në total, 122,500 viktima).

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat