Republikanët anti-Trump përkrahin Bidenin

Amerika

Republikanët anti-Trump përkrahin Bidenin

Më: 26 qershor 2020 Në ora: 21:02
Joe Biden

Një grup në ngritje i republikanëve kundër presidentit Donald Trump ka nisur të bëjë thirrje për përkrahjen e kundërshtarit të tij, demokratin Joe Biden.

Shumë republikanë kanë thënë se më nuk është e mjaftueshme të shmangin Trumpin duke mos votuar për të, ashtu siç vepruan në vitin 2016.

Në zgjedhjet presidenciale të këtij viti, republikanët janë aktivizuar që të sigurojnë vota për Bidenin në shtetet më vendimtare.

Republikanët që ia kanë kthyer shpinën Trumpit, kanë thënë se vota për presidentin është fitore, por përkrahja e vazhdueshme për Bidenin është fitore edhe më e madhe.

Shumë prej kundërshtarëve të Trumpit brenda partisë kanë thënë se zgjedhjet presidenciale të nëntorit janë vendimtare për të hequr kancerin nga partia dhe pastaj të kthejnë rrugën e zakonshme të republikanëve.

Ndërkaq në një analizë tjetër është vlerësuar se votuesit e moshuar që në vitin 2016 votuan për Trumpin, sivjet do të jenë armë e fortë për Bidenin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat