Biden kryeson në anketat me të moshuarit

Amerika

Biden kryeson në anketat me të moshuarit

Më: 27 qershor 2020 Në ora: 19:24
Joe Biden

Anketat tregojnë se Presidenti Donald Trump po humbet përkrahjen mes amerikanëve të moshuar, të cilët ndihmuan republikanët të fitonin zgjedhjet katër vite më parë. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Mike O’Sullivan njofton mbi sondazhet e fundit që vlerësohet si lajm i mirë për sfiduesin e tij demokrar, Joe Biden.

Në përpjekje për të treguar mbështetjen për amerikanët e moshuar, Presidenti Trump njoftoi në muajin maj vënien e një çmimi tavan për isulinën.

“Do të kushtojë 35 dollarë në muaj për planet e përfshira.”

Në shtetet fushëbetejë si Florida dhe Arizona, të moshuarit përbëjnë një pjesë të madhe të elektoratit, thotë ish kryebashkiaku demokrar i qytetit Tukson, Thomas Vogly.

“Më e rëndësishmja është se njerëzit mbi 65 vjeç kanë tendenca për pjesmarrje më të lartë në votime se asnjë grup tjetër. Jo vetëm si përqindje publiku por edhe intensiteti me të cilin ka të ngjarë të votojnë.”

Sondazhet kanë treguar prej kohësh se votuesit përgjithësisht mbështesin punën e presidentit mbi ekonominë.

Por trazirat civile, çështjet e drejtësisë racore dhe pandemia e koronavirusit kanë kontribuar në një rritje të mbështetjes për kandidatin demokrat Joe Biden, sipas anketave.

Sipas një anekte zoti Zoti Biden ka një eperësi të vogël ndaj zotit Trump. Dhe një epërsi pak më të lartë në dy anketa të tjera. Shtëpia e Bardhë i ka quajturanketat e fundit si të rreme, ndërsa anketuesit thonë se ka një prirje. Tim Malloy është me Universitetin Quinnipiac

“Ai nuk po lëviz në drejtimin e duhur. Nëntori po afron.”

Shumë të moshuar e kanë marrë vendimin e tyre, përfshi këtë votuese në Nebraska.

“Dua një presidet që kujdeset më shumë për njerëzit që banojnë këtu sesa për vete, për biznesin dhe paratë e tij dhe fitoren e zgjedhjeve”,thotë pensionistja Kathy e cila mbështet zotit Biden.

Por të moshuar të tjerë mbështesin zotin Trump. Ed Liu është mbështetës i Presidentit Donald Trump.

“Nuk pajtohem 100 përqind për atë që ka bërë zoti Trump, ndoshta jo gjithçka ishte e drejtë. Por ai është i vetmi politikan deri më tani, që unë njoh,që ka zbatuar premtimet e bëra gjatë fushatës.”

Në Nju Jork, mbështetësi i zotit Biden Gerry O’Shea, thotë se ai mbështet itegritetin e kandidatit.

“Mendoj se presidenti aktual nuk e ka idenë se çfarë po bën. Për të është se çfarë do t’i orfrojë dita.”

E moshuara Julie Kirkham thotë se Biden nuk është për atë punë.

“Në të vërtetë ai nuk ka qendresë. Ai bart me vete shumë probleme. Nuk mendoj se ka bërë shumë si politikan gjatë gjithë atyre viteve që ka qënë aty.”

Anketat tregojnë një epërsi mesatare prej afro 10 pëqindësh për zotin Biden i cili gëzon një mbështetje prej afërsisht 50 përqindësh në sondazhet kombëtare.Thomas Vogly është me Universitetin e Arizonës.

“Kur një sfidues arrin mbështetjen prej 50 përqindësh, humbja për të bëhet pothuajse shumë e vështirë. Dhe nga shumë të dhëna, duket se zoti Biden ka arritur mbështetjen prej 50 përqindësh.”

Shumë gjëra mund të ndryshojnë gjatë muajve në vazhdim dhe anketat nuk e parashikuan fitoren e zotit Trump në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.

Por ajo që nuk do të ndryshojë është se sa e rëndësishme do të jetë vota e të moshuarve për të përcaktuar se kush do të fitojë në nëntor./VOA

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat