Një mësuese kollitet qëllimisht mbi fëmijën në supermarket - Bota Sot
Një mësuese kollitet qëllimisht mbi fëmijën në supermarket

Amerika

Një mësuese kollitet qëllimisht mbi fëmijën në supermarket

Më: 28 qershor 2020 Në ora: 07:52
Një mësuese kollitet qëllimisht mbi fëmijën në supermarket

Një grua është kapur nga kamerat e sigurisë në një supermarket në Kaliforni duke kollitur qëllimisht mbi një fëmijë.

Kjo ngjarje ka ndodhur në datën 12 qershor në San Jose dhe pamjet u bënë mjaft virale. Direkt nisi një kërkim për të dyshuarën dhe nëpër postime të ndryshme në mediat sociale shkruhet se ajo është mësuese në shkollën Oak Grove në San Jose, ndërkohë policia nuk ka konfirmuar asnjë nga këto pretendime.

Drejtoria e shkollës ka reaguar duke thënë se, kjo grua tani nuk lejohet më të futet brenda ambjenteve të shkollës derisa policia të sigurojë informacione të mëtejshme.

"Incidenti i ndodhur në Yogurtland është përçmues. Nuk ka vend në Rrethin e Shkollës Oak Grove për një punonjës i cili me dashje do t'i shkaktonte dëm një fëmije. Nëse ne merrim konfirmim nga Departamenti i Policisë San Jose që individi i përfshirë në incidentin e Jogurtland është punonjësi ynë, do të ndërmarrim veprime të menjëhershme. Punonjësja aktualisht është pa punë dhe nuk ofron asnjë shërbim për studentët tanë", thuhet në deklaratë.

DailyMail.com i është drejtuar Departamentit të Policisë San Jose për informacione të mëtejshme. Incidenti raportohet të ketë ndodhur brenda Jogurtland. Gruaja ishte e mërzitur që nëna e foshnjës nuk po mbante një distancë prej gjashtë këmbësh në mes të pandemisë koronavirus.

Në kamera shihet se gruaja ka debatuar me nënën dhe mund të shihej duke tundur duart. Policia është shprehur se gruaja hoqi maskën e saj, iu afrua fëmijës dhe u kollit mbi të të paktën tre herë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat