Senatori afro-amerikan i ofenduar nga Trumpi

Amerika

Senatori afro-amerikan i ofenduar nga Trumpi

Më: 28 qershor 2020 Në ora: 17:45
Donald Trump

Senatori i SHBA-së Tim Scott, i vetmi republikan afro-amerikan në Senat, ka deklaruar të dielën se postimi që ka bërë Presidenti Trump në Twitter, të një videoje në përkrahje të “pushtetit të të bardhëve”, ishte ofenduese dhe duhej të hiqej.

“Nuk ka diskutim që presidenti nuk duhej të postonte këtë gjë dhe duhet ta heqë”, ka thënë Scott për rrjetin amerikan CNN, raporton Reuters.

Presidenti amerikan ka ndarë përmes rrjetit “Twitter” një video, në të cilën shihen protestues dhe përkrahës të Trumpit duke e sharë njëri-tjetrin. Pasi që një protestues e quan racist një përkrahës të Trumpit, ai përgjigjet duke e ngritur grushtin dhe duke brohoritur “pushtet të bardhëve”.

“Ishte përplot fjalë të pista, e tërë gjëja ishte ofenduese, natyrisht edhe komenti ishte ofendues”, ka thënë Scott.

“Është e pajustifikueshme. Duhet të hiqet nga aty”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat