Policia futet në zonën e okupuar të Seattle, arrestojnë të gjithë protestuesit që iu kundërvinin – “pastrojnë” gjithçka para vetes

Amerika

Policia futet në zonën e okupuar të Seattle, arrestojnë të gjithë protestuesit që iu kundërvinin – “pastrojnë” gjithçka para vetes

Më: 1 korrik 2020 Në ora: 16:05
Foto Ilustrim

Policia në Seattle të SHBA-ve është futur në të ashtuquajturën “zona autonome”, të cilën për javë të tëra e kanë mbajtur nën kontroll demonstruesit – duke filluar kështu aksionin për “pastrimin e terrenit”.

Të gjithë ata persona që kanë refuzuar të largohen nga kjo zonë janë arrestuar, ku deri më tani janë dërguar në paraburgim të paktën 10 persona.

Kohë më parë kryetarja e qytetit Janie Darkan, u kishte bërë thirrje qytetarëve që ta braktisin zonën e barrikaduar. Megjithatë nuk ka kaluar shumë kohë dhe policia njoftoi se po futet në zonën “autonome”, pas disa javëve dhunë.

Që nga 8 qershori kur edhe u formua kjo zonë që quhej “Chaz”, kanë ndodhur 4 të shtëna armësh ku si pasojë kanë humbur jetën dy persona dhe shumë tjerë janë lënduar.

Kujtojmë që Capitoll Hill Autonomus Zone e njohur ndryshe si CHAZ, ka ndodhur si pasojë e protestave masive që shpërthyen në mbarë SHBA-të si shenjë proteste e dhunës së policisë dhe vrasjes së afro-amerikanit George Floyd.

Policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe shok-bomba që të shpërndanë masën, të cilët vazhdimisht hidhnin mbi policinë gurë, mjete piroteknike si dhe shishe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat