Prej 17 vitesh shoqe të ngushta, zbulojnë se janë motra

Amerika

Prej 17 vitesh shoqe të ngushta, zbulojnë se janë motra

Më: 1 korrik 2020 Në ora: 16:13
Ashley dhe Latoya

Një histori që ka befasuar të gjithë, ku Ashley dhe Latoya, banuese në Filadelfia (USA), kanë zbuluar se janë motra. Para se të ndodhte kjo gjë, ato ishin shoqe të ngushta mes tyre prej 17 vitesh, që kur ishin fëmijë. Ndërsa tani janë motra, me baba të njëjtë por nëna të ndryshme.

Në fakt, të dyja vajzat ngjanin shumë: Dhëmbë të ndara, linja të njëjta trupore etj., preferonin të njëjtën muzikë e modë. Ishin “shoqe për kokë”. Ato e konsideronin veten si motra edhe para se të zbulonin se ishin realisht të tilla. Gjithçka u mësua pas një feste, ku Ashley bëri një “party” për të celebruar fejesën, ku ishte edhe Latoya me babain e saj.

Fotot e kësaj feste Ashley i publikoi në Facebook e në disa prej tyre ishte edhe babai i Latoya. Duke parë fotot, një mikeshë e nënës së Ashley, që ka vdekur 11 vite më parë pa i thënë kurrë se kush ishte babai, pa fotot dhe njohu burrin. Ai kishte patur një marrëdhënie me nënën e Ashley vite më parë.

Kaq mjaftoi që dy vajzat të bënin testin e AND-së dhe rezultatet konfirmuan se babai i Latoya ishte edhe babai i Ashley. “Emocionuese ajo që ka ndodhur. Babai i Latoya ka qenë për mua si baba edhe para se ta mësoja të vërtetën, pasi ne jemi shumë shoqe. Babai im ka qenë gjithnjë aty pranë meje dhe unë nuk e dija”, tha Ashley.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat