Libri me sekretet e presidentit, Gjykata ndalon mbesën e Trump ta publikojë atë

Amerika

Libri me sekretet e presidentit, Gjykata ndalon mbesën e Trump ta publikojë atë

Më: 1 korrik 2020 Në ora: 17:41
Ballina e librit

Një gjykatë e lartë e Nju Jorkut ka bllokuar përkohësisht mbesën e presidentit amerikan, Donald Trump, të publikojë librin që tregon detaje pikante dhe dramatike për kreun e Shtëpisë së Bardhë.

Libri i Mary Trump, i titulluar “Shumë dhe kurrë mjaftueshëm; si e krijoi familja ime njeriun më të rrezikshëm të botës” duhej të publikohej me 28 korrik. Por vëllai i vogël i presidentit, Robert Trump, nisi një procedurë ligjore për ta penguar botimin. Shkalla e parë refuzoi, ndërsa gjykata e larte e Nju Jorkut vendosi pro bllokimit të përkohshëm të librit.

Robert thotë se publikimi i atyre informacioneve shkel një marrëveshje konfidencialiteti në testamentin e babait të presidentit amerikan dhe Mary Trump e ka nënshkruar atë. Megjithatë shtëpia botuese dhe mbesa e kreut të Shtëpisë së Bardhë njoftuan se do të apelojnë vendimin e gjykatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat