SHBA, policia nis bastisjen e kampit të protestuesve në Seattle

Amerika

SHBA, policia nis bastisjen e kampit të protestuesve në Seattle

Më: 1 korrik 2020 Në ora: 18:26
Ilustrim

Policia në Seattle ka nisur spastrimin e të ashtuquajturës “zona autonome” e krijuar nga protestuesit anti-racizëm të ‘Black Lives Matter’. Pas paralajmërimeve protestuesit që refuzuan të largohen u arrestuan.

Disa protestues tentuan të ruanin zonën e tyre në East Precinct, por u sulmuan nga forca të shumta policie pas urdhrit të dhënë nga kryebashkiakja Jenny Durkan për zbrazjen e zonës.

Shefja e policisë Carmen Best tha se oficerët kishin nisur avancimin pas “disa javë dhune”.

Që prej formimit të kampit më 8 qershor, në zonë kanë ndodhur disa shkëmbime zjarri që kanë rezultuar në disa plagosje dhe dy vdekje.

Best tha:“Zona është kthyer në një vend dhune pa ligj. Krime të shumta kanë ndodhur në kampin e krijuar prandaj policia do të punojë me demonstruesit për të krijuar besim dhe dialog, për rikthimin e sigurisë në komunitetin tonë”.

Kryebashkiakia Durkan urdhëroi dërgimin e mjeteve të rënda për heqjen e barrikadave të protestuesve, pas kritikave për lejimin e krijimit të kampit. më herët ajo vetë e kishte quajtur zonën “shprehje paqësore e dhimbjes së komunitetit.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat