Rrëzohet një aeroplan luftarak F-16 në bazën ajrore në Karolinën e Jugut, humb jetën piloti - Bota Sot
Rrëzohet një aeroplan luftarak F-16 në bazën ajrore në Karolinën e Jugut, humb jetën piloti

Amerika

Rrëzohet një aeroplan luftarak F-16 në bazën ajrore në Karolinën e Jugut, humb jetën piloti

Më: 2 korrik 2020 Në ora: 12:46
Foto Ilustrim

Aeroplani luftarak i ushtrisë amerikane F-16 është rrëzuar në bazën ajrore Shaw në Karolinën e Jugut, me c’rast piloti ka humbur jetën, thuhet në kumtesën e ueb-faqes zyrtare të kësaj baze ajrore.

“Aeroplani luftarak F-16CM “Fighting Falcon” i forcave ajrore të SHBA-ve, është rrëzuar më 30 qershor në bazë. Gjatë aksidentit aeroplanit po kryente misionin e përditshëm, kurse në fluturake gjendej një pilot”, thuhet ndër tjera në kumtesë.

Emri i pilotit si dhe shkaku që mund të ketë quar në rrëzimin e aeroplanit nuk janë bërë të ditura deri më tani.

Një video amatore shfaq aeroplanin e rrëzuar në bazë i mbuluar nga zjarri, si dhe ekipet e zjarrfikësve që mundoheshin ta lokalizojnë zjarrin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat