Trumpi ndërron tonin për mbajtjen e maskave - Bota Sot
Trumpi ndërron tonin për mbajtjen e maskave

Amerika

Trumpi ndërron tonin për mbajtjen e maskave

Më: 2 korrik 2020 Në ora: 13:36
Donald Trump

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i cili për një kohë të gjatë ka kundërshtuar mbajtjen e maskave në publik, ka thënë në një intervistë se “është i tëri për maska”.

Por ai gjithashtu ka shtuar se mbajtja e maskave nuk duhet të jetë e detyrueshme në SHBA, në mënyrë që të zvogëlohet përhapja e COVID-19, shkruan BBC.

Ai sërish parashikoi se infektimi “do të zhduket” gjersa SHBA-ja arriti rekordin e 52,000 rasteve me virus brenda një dite.

Komentet e tija në Fox Neës erdhën një ditë pasi një Republikan i lartë i bëri thirrje Trumpit që ta mbajë maskën e të jetë shembull.

SHBA tashmë ka afro 2.7 milionë raste të konfirmuara më COVID-19 dhe më shumë se 128.000 të vdekur, sipas Universitetit Johns Hopkins.

Duke folur për Fox Neës të mërkurën Trump tha: “Jam i tëri për maska”.

Kur u pyet se a do të mbante një, ai tha: “Nëse jam në një situatë të ngushtë me njerëz, do ta mbaja”.

Por presidenti përsëriti se nuk mendonte se mbajtja e detyrueshme e maskave ishte e nevojshme në SHBA, ngase ka “shumë vende në shtet ku njerëzit mbahen në distancë të largët”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat