COVID-19/ Arrin në 60 000 numri i viktimave në Brazil

Amerika

COVID-19/ Arrin në 60 000 numri i viktimave në Brazil

Më: 2 korrik 2020 Në ora: 16:09
Brazil

Brazili është vendi i dytë në botë pas SHBA ku pandemia e Covid 19 e ka goditur shumë rëndë. Numri i të infektuarve sa vjen dhe po rritet dhe akoma nuk ka arritur pikun e saj.

Gjatë 24 orëve të fundit u raportuan 1 038 të vdekur dhe 46 712 të infektuar .

Rajonet e jugut, shtetet si Rio Grande do Sul dhe Santa Catarina  po njohin një përhapje të frikshme që para disa ditsh p raportonin një numër shumë herë më të vogël.

Qyteti i Sao Paulos ka mbi 290 mijë të prekur dhe 15 mijë viktima.

Numri i të prekurve që nga fillimi  i pandemisë ka arritur ne 1 448 775 dhe 60 632 viktima që nga fillimi i pandemisë Covid 19 dhjetorin e kaluar në Kinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat