“Festat Covid” në SHBA, shpërblehet kush infektohet i pari - Bota Sot
“Festat Covid” në SHBA, shpërblehet kush infektohet i pari

Amerika

“Festat Covid” në SHBA, shpërblehet kush infektohet i pari

Më: 3 korrik 2020 Në ora: 18:10
Foto ilustrim

Ekspertët në të gjithë botën thonë se për momentin koronavirusi mund të frenohet vetëm duke u treguar të përgjegjshëm. Duke qenë se ende nuk ka një vaksinë, e vetmja gjë që mund të bëjmë është që të kujdesemi për higjienën personale dhe të shmangim kontaktet për të mos rrezikuar infektimin.

Krejt të kundërtën e kësaj po bëjnë disa student në Alabama të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sipas “ABC News”, në qytetin Tuscaloosa është në modë organizimi i festave ku synimi është të infektohesh me Covid-19. Një nga këshilltaret bashkiake të qytetit, Sonya McKinstry, tha se studentët ftojnë persona të konfirmuar me koronavirus, fusin para’ në një tas dhe i pari që shfaq simptomat e infeksionit, merr të gjitha paratë.

“Jam shumë e indinjuar për faktin se nuk merret seriozisht diçka që mund të sjellë vdekjen. Jo vetëm që të rinjtë po tregohen të papërgjegjshëm, por virusin mund ta dërgojnë në shtëpi te prindërit dhe gjyshërit. Janë organizuar disa festa të tilla në qytet dhe kjo është e papranueshme”, tha McKinstry.

SHBA është vendi më i goditur nga Covid-19, me mbi 2,7 milionë raste dhe mbi 128 000 viktima.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat