Vazhdon gjendja e rëndë në ShBA, mbi 51,000 raste të koronavirusit për 24 orë

Amerika

Vazhdon gjendja e rëndë në ShBA, mbi 51,000 raste të koronavirusit për 24 orë

Më: 4 korrik 2020 Në ora: 10:39
Foto ilustrim

Sipas të dhënave të Universitetit “Johns Hopkins”, në Shtetet e Bashkuara janë regjistruar 51,842 raste të reja të koronavirusit. Kjo ishte dita e tretë radhazi që në këtë shtet shënohen mbi 50,000 raste.

Kalifornia, Arizona, Teksasi dhe Florida shënuan rekord të rasteve gjatë kësaj jave. Të premten, Florida i regjistroi rreth 9,500 të infektuar, ndërsa Teksasi 7,555, shkruan “CNN”.

Sipas një analize të televizionit CNN, Florida është duke shënuar shifër më të lartë ditore të rasteve të reja në krahasim me shtetet tjera të ShBA-së. Pas saj vijnë Kalifornia dhe Teksasi.

Deri më tani, në Shtetet e Bashkuara janë regjistruar 2,793,435 persona të infektuar dhe 129,434 të vdekur nga Covid-19. Këto shifra e bëjnë ShBA-në vendin dukshëm më të prekur në botë. Pas saj vijnë Brazili, Rusia dhe India.

Autoritetet amerikane kanë frikë se numri i rasteve mund të rritet edhe më shumë këtë fundjavë, kur është festë zyrtare për shkak të 4 Korrikut – Ditës së Pavarësisë, ndonëse disa plazhe janë mbyllur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat