Çmenden të rinjtë/ Ftojnë në party të sëmurë me Covid, kush infektohet i pari fiton çmim

Amerika

Çmenden të rinjtë/ Ftojnë në party të sëmurë me Covid, kush infektohet i pari fiton çmim

Më: 4 korrik 2020 Në ora: 20:19
Foto ilustrim

E quajnë “festa Covid”, e në fakt coronavirus është i ftuari i nderit. Këtë festë e organizojnë të rinjtë në Alabama të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Dhe pse nuk do ta besoni, ideja është pikërisht ajo e të infektuarit. Arsyeja nuk është e qartë, ndoshta sepse pjesëmarrësit në këtë festë besojnë se kanë imunitet ndaj virusit, ose ndoshta mendojnë se është thjeshtë një lojë.

Festa ndodh kështu: një grup të rinjsh ftojnë ndonjë person të infektuar me Covid-19 të marrë pjesë në një festë. Më pas i pari që tregon një çertifikatë mjekësore ku të vërtetohet është i infektuar pas festës merr një çmim. Merr shumën e parave të mbledhura nga të pranishmit në festë.

Në fillim u duk e gjitha si gënjeshtër, por e konfirmuan për CNN dhe ABC, vetë këshilltarja komunale Sonya McKinstry.

Ajo u shpreh e indinjuar se “janë të rinj që sillen në mënyrë të pandërgjegjshme, kjo nuk është çështje politike, lidhet me shëndetin”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat