Trump pretendon se 99% e rasteve të koronavirusit janë krejtësisht të padëmshme: Vazhdojnë shifrat e larta

Amerika

Trump pretendon se 99% e rasteve të koronavirusit janë krejtësisht të padëmshme: Vazhdojnë shifrat e larta

Më: 5 korrik 2020 Në ora: 16:33
Donald Trump

Presidenti amerikan, Donald Trump ka pretenduar se 99% e rasteve të koronavirusit janë “plotësisht të padëmshme” pas një rritje të infeksioneve në SHBA.

Në një fjalim në Shtëpinë e Bardhë në Ditën e Pavarësisë së Amerikës, presidenti amerikan këmbënguli që strategjia e tij për të trajtuar COVID-19 po “ecën mirë” përkundër disa shteteve që raportojnë rritje të rekordeve në raste.

Ai më parë e kishte quajtur virusin një “plagë të tmerrshme nga Kina” dhe paralajmëroi se Pekin “duhet të mbajë përgjegjësi” për përhapjen e tij në të gjithë botën.

Trump tha se SH.B.A. tani ka testuar pothuajse 40 milion njerëz për koronavirus, dhe shtoi: “Duke vepruar kështu, ne tregojmë raste – 99% e të cilave janë plotësisht të padëmshme.

“Rezultatet që asnjë vend tjetër nuk mund t’i tregojë sepse asnjë vend nuk ka testime që kemi, jo për sa i përket numrave apo përsa i përket cilësisë.”

Trump tha që SH.B.A. po prodhon  maska ​​dhe pajisje kirurgjikale të cilat dikur “bëheshin pothuajse ekskluzivisht në tokat e huaja, në veçanti në Kinë ku ironikisht sipas Trump vinte virusi.’’

Vetëm gjatë katër ditëve të para të korrikut, gjithsej 14 shtete shënuan një rritje ditore në numrin e njerëzve që testuan pozitivisht për COVID-19.

Rastet e konfirmuara të koronavirusit në Florida u rritën me një rekord 11.458 gjatë të shtunës, tha departamenti i shtetit të shëndetësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat