Gruaja nga Arizona vdes pasi rrëshqiti derisa po bënte fotografi në Grykën e Kanionit - Bota Sot
Gruaja nga Arizona vdes pasi rrëshqiti derisa po bënte fotografi në Grykën e Kanionit

Amerika

Gruaja nga Arizona vdes pasi rrëshqiti derisa po bënte fotografi në Grykën e Kanionit

Më: 5 korrik 2020 Në ora: 20:10

Një grua nga Arizona ka rënë 30 metra poshtë, ndërsa bënte fotografi në Grykën e Kanionit në SHBA.

Sipas mediave të huaja, Maria A. Salgado Lopez, 59 vjeçe, vdiq të premten pranë qendrës së vizitorëve në South Rim, ndërsa trupi i saj u tërhoq atë ditë.

Bëhet e ditur se e njëjta ishte duke bërë foto me anëtarët e familjes, kur aksidentalisht rrëshqiti nga një parvojë dhe ra.

Incidenti thuhet se ndodhi në perëndim të Mather Point, ndërsa raportohet të jetë edhe  rasti i dytë brenda disa javëve. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat