Koronavirusi rrezikon mbajtjen e kuvendit republikan

Amerika

Koronavirusi rrezikon mbajtjen e kuvendit republikan

Më: 5 korrik 2020 Në ora: 20:26
Stephen Hahn

Një zyrtar i lartë i administratës Trump tha të dielën se nuk është e qartë nëse do të ishte e sigurt që Kuvendi Kombëtar Republikan i planifikuar për muajin tjetër të mbahej në qytetin Xheksonvil të shtetit Florida tani që ky shtet po njeh shifra rekord të rasteve me koronavirus.

Partia Republikane e zhvendosi shumicën e veprimtarive për Kuvendin Xheksonvil nga qyteti Sharlot, pas një beteje mbi shqetësimet e sigurisë me guvernatorin e Karolinës së Veriut, demokratin Roy Cooper.

Me shifrat rekord të personave që testojnë pozitivë për virusin në Xheksonvil dhe në të gjithë Floridën, Komisioneri i Administratës amerikane për Ushqimin dhe Ilaçet, Stephen Hahn, u pyet nëse do të ishte e sigurt që kuvendi të mbahet atje.

"Mendoj se është shumë herët për të folur,” tha zoti Hahn në një intervistë opër CNN. “Do të duhet të shohim sesi do të zhvillohet situata në Florida dhe në të gjithë vendin," tha ai.

Presidenti republikan Donald Trump i ka shumë për zemër turmat e mëdha në tubimet e tij të fushatës dhe nuk e ka mbështetur vënien e maskave apo masat e distancimit social në ngjarjet e fushatës që ka mbajtur kohët e fundit, pasi vendi filloi rihapjen.

Qyteti Xheksonville, i drejtuar nga bashkiaku republikan Lenny Curry kërkoi javën e kaluar vënin e maskave në publik, ndërkohë që rastet me koronavirus vazhduan të vazhdojnë të shtohen.

Ndërkaq, demokratët do ta organizojnë kuvendin e tyre partiak përmes platformës dixhitale. Komiteti për Kuvendin Demokratik Kombëtar njoftoi muajin e kaluar vendimin, duke thënë se delegacionet e partiake të shteteve nuk do të mblidhen në Miuaki. Megjithatë, ky qytet do të shërbejë si qendra e transmetimeve të drejtpërdrejta për katër ditët e kuvendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat