Amerikanët konfiskojnë 13 tonelata flokë, dyshohet se u përkasin të burgosurve në Kinë – Ujgurëve - Bota Sot
Amerikanët konfiskojnë 13 tonelata flokë, dyshohet se u përkasin të burgosurve në Kinë – Ujgurëve

Amerika

Amerikanët konfiskojnë 13 tonelata flokë, dyshohet se u përkasin të burgosurve në Kinë – Ujgurëve

Më: 6 korrik 2020 Në ora: 14:19
SHBA

Policia kufitare e SHBA-ve ka konfiskuar 13 tonelata parukë të prodhuara nga flokët e njerëzve.

Në portin e Nju Jorkut, Newark ka konfiskuar 13 tonelata flokë të njerëzve, kurse porosia ishte bërë nga Sinkyang i Kinës.

Kjo sasi e konfiskuar e flokëve ka ngritur dilemat për shkelje të drejtave të njeriut, e vlera e “mallit” të konfiskuar kap vlerën e 800 mijë dollarëve.

Sinkyang është një rajon autonom në veriperëndim të Kinës, në të cilin jetojnë 11 milionë Ujgurë, kryesisht të fesë Islame.

Departamenti amerikan i Shtetit vlerëson se mbi një milion Ujgurë janë dërguar nëpër kampe, ku janë ekspozuar torturave dhe tretmanit jonjerëzor, duke mos anashkaluar për asnjë moment edhe keqtrajtimin seksual që u bëhet, përfshirë punën e detyrueshme dhe vrasjet.

Ish-të burgosurit kanë deklaruar për CNN se gjatë qëndrimit nëpër këto kampe, shumë pak u është dhënë rasti të flenë dhe se vazhdimisht kanë qenë të uritur duke i detyruar me forcë të marrin vaksina të ndryshme.

Kjo është hera e dytë që policia kufitare amerikane ka konfiskuar prodhime nga Kina, për të cilët dyshohet se janë bërë nga flokët e të burgosurve.

Kina vazhdimisht kritikohet për tretmanin që ua bën Ujgurëve, kurse në qershor presidenti Donald Trump ka nënshkruar një dokument që parashikon dënimin e Pekinit për represionin që ua bën pakicave në këtë vend.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat