Pamjet e plazhit në Kaliforni tregojnë pasojat e COVID-19, dikur mijëra pushues argëtoheshin – për 4 korrik ishte e zbrazët - Bota Sot
Pamjet e plazhit në Kaliforni tregojnë pasojat e COVID-19, dikur mijëra pushues argëtoheshin – për 4 korrik ishte e zbrazët

Amerika

Pamjet e plazhit në Kaliforni tregojnë pasojat e COVID-19, dikur mijëra pushues argëtoheshin – për 4 korrik ishte e zbrazët

Më: 6 korrik 2020 Në ora: 15:36
Pamjet e plazhit në Kaliforni

Plazhi i njohur në Kaliforni, Huntington, që tri javë më parë ishte stërmbushur me pushues, në ditën kur SHBA-të po festonin 4 korrikun “Ditën e Pavarësisë” ishte e zbrazët, shkruan CNN.

Plazhi që gjendet në jug të Kalifornisë, në këtë sezon zakonisht mbushet me peshqirë të pushuesve të shumtë që shkojnë për të festuar 4 korrikun.

Por, këtë vit plazhet në periferi të Los Angeles janë mbyllur, pasi që autoritetet e këtij vendi janë duke regjistruar rritje të numrit të ri të rasteve me coronavirus.

CNN ka bërë krahasimin e imazheve të këtij plazhi tani dhe një vit më parë, ku zakonisht mijëra pushues nga vende të ndryshme të SHBA-ve e vizitojnë.

Në Huntington gjithashtu janë anuluar paradat e 4 korrikut, e në vend të tyre janë organizuar dy karvanë të vegjël me nga 20 vetura që parakaluan nëpër qytet.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat