Policia e Nju Jorkut në kërkim të vrasësit, publikon pamjet kur ai qëllon për vdekje 20-vjeçarin dhe plagos një kalimtare rasti - Bota Sot
Policia e Nju Jorkut në kërkim të vrasësit, publikon pamjet kur ai qëllon për vdekje 20-vjeçarin dhe plagos një kalimtare rasti

Amerika

Policia e Nju Jorkut në kërkim të vrasësit, publikon pamjet kur ai qëllon për vdekje 20-vjeçarin dhe plagos një kalimtare rasti

Më: 6 korrik 2020 Në ora: 15:57
Pamje nga vendi i ngjarjes

Departamenti i policisë së Nju Jorkut ka publikuar pamjet e një burri, i cili qëllon për vdekje me revole në mes të ditës në Brooklyn një burrë.

Rodney Harrison, shef i policisë në Nju Jork, ka publikuar pamjet e të shtënave që ndodhën gjatë të premtes.

Në video shihet një i ri duke ecur nëpër Brownsville që mbante duart në xhepa. Disa sekonda më pas, i afrohet nga pas një burri tjetër i cili nxjerr revolen dhe e qëllon.

Pasi përfundon “misionin” ai largohet nga vendi i ngjarjes sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Mediat amerikane raportojnë se si pasojë e sulmit ka humbur jetën Deondrayt Moore, 20-vjeç, i cili u qëllua në kokë.

Por aty e pësoi edhe një kalimtare rasti e identifikuar si Shaquana Fields, 36-vjeçe, e cila u qëllua në gjoks dhe kraharor. Që të dy janë dërguar me urgjencë në spital, por Moore nuk i mbijetoi plagëve.

Policia kërkon ndihmë nga qytetarët nëse kanë ndonjë informacion që do të qonte në kapjen e vrasësit, i cili aktualisht është në arrati.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat