Korporatat premtojnë fonde për të adresuar racizmin

Amerika

Korporatat premtojnë fonde për të adresuar racizmin

Më: 6 korrik 2020 Në ora: 20:47
Ilustrim

Korporatat amerikane po reagojnë ndaj një vale protestash lidhur me vdekjen afrikano-amerikanit George Floyd ndërsa ishte i ndaluar nga policia. Korporatat kanë premtuar që të rrisin diversitetin dhe fondet për grupet e të drejtave civile, dhe në disa raste, të ndryshojnë politikat e kompanive, një kërkesë e kahershme nga krtikët.

“Kam dhënë dorëheqjen si anëtar i bordit të kompanisë Reddit. Kam bërë thirrje që vendi im të plotësohet nga një kandidat afrikano-amerikan.”

Alexis Ohanian është i martuar me kampionen e tensit, afrikano-amerikanen Serena Williams. Por edhe pa atë lidhje personale, shumë në botën e koroporatave po mbështetin lëvizjen “Black Lives Matter”.

“Po them se jam një baba që duhet të jetë në gjendje t’i përgjet vajzës së tij kur ajo pyet, ‘Çfarë ke bërë’.”

Sipas revistës ‘Fortune’ që vlerëson kompanitë më të mëdha amerikane, nga 500 kompanitë më të mëdha, vetëm katër drejtues janë afrikano-amerikanë.

Mes protestave globale, më shumë korporata po premtojnë më shumë veprime. Kompania ‘Apple’ është duke rritur shpenzimet me furnizuesit në pronësi të afrikano-amerikanëve.

Shefi i kompanisë ‘Facebook’ Mark Zuckerberg postoi në ‘Facebook’ që kompania e tij do të dhuronte 10 milion dollarë shtesë për grupet që punojnë për drejtësinë raciale.

Shefi i kompanisë ‘Google’ Sundar Pichai u shpreh se kompania do të dhuronte 12 milion dollarë për organizatat që trajtojnë padrejtësitë raciale.

YouTube tha se do të përdorë 100 milion dollarë për të financuar punimet e afrikano-amerikanëve. Ndërkohë ‘Banka e Amerikës’ premtoi 1 miliard dollarë gjatë katër viteve për të trajtuar padrejtësitë. Darnell Hunt është Dekan i Shkencave Sociale në Universitetin e Kalifornisë në Los Angeles.

“Kur shikon njerëzit që dalin në rrugë, e kupton që diçka po ndodh, që është fillimi i një lëvizje; nuk është diçka e zakonshme. Mendoj se bizneset po e kuptojnë se diçka po ndodh, dhe nuk mund të vazhdojmë të bëjmë gjërat si më parë. Si rezultat i kësaj po ndodhin protestat dhe trazirat. Është për të detyruar njerëzit që të ndryshojnë.”

Por kjo nuk ka të bëjë vetëm me paratë, por edhe me politikat.

Rrjeti i dyqaneve ‘Walmart’ më parë i kyçte produktet e bukurisë. Kjo ndaloi pasi kritikët thanë se praktika sugjeronte se blerësit e këtyre produkteve ishin hajdutë.

Në fillim të qershorit, kompania ‘Amazon’ njoftoi se do të dhuronte 10 milion dollarë për organizatat që mbështesin drejtësi dhe barazi.

Amazon po ashtu ka ngrirë përdorimin nga policia të teknologjisë së saj të njohjes së fytyrës, për të cilën kritikët thonë se ka gjasa të keqidentifikojë njerëzit me lëkurë të errët.

NASCAR, e nxitur nga i vetmi shofer afrikano-amerikan, ka ndaluar përdorimin e flamurit të Konfederatës në garat dhe tubimet sportive.

Flamuri është simbol i ndarjes nga të bardhët dhe Luftës Civile amerikane të viteve 1860 dhe kujtesë e skllavërisë.

Në të kaluarën ka qënë e pazakontë që kompanitë e mëdha të përqafojnë aktivizmin, nga frika e tjetërsimit të klientëve. Mos mbajtja e qëndrimit, tani shihet si rrezik më i madh nga shumë kompani./Voa/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat