SHBA tejkalon 130 mijë vdekje nga COVID-19 - Bota Sot
SHBA tejkalon 130 mijë vdekje nga COVID-19

Amerika

SHBA tejkalon 130 mijë vdekje nga COVID-19

Më: 7 korrik 2020 Në ora: 10:17
Foto ilustrim

SHBA vazhdon të ketë shifra të larta të infeksioneve të reja me COVID-19.

Shtetet e Bashkuara raportuan sot 44,953 raste të reja të koronavirusit dhe 325 vdekje të reja, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins, raporton Cnn.

Kjo rrit numrin e përgjithshëm kombëtar në 2.936.077 raste dhe 130.228 vdekje të lidhura me virusin.

Në total përfshihen raste nga të 50 shtetet, Rrethi i Kolumbisë dhe territoret e tjera të SHBA, si dhe raste të riatdhesuara. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat