​Qeveria amerikane miraton 1,6 miliard dollarë për projektin e vaksinave antiCOVID-19

Amerika

​Qeveria amerikane miraton 1,6 miliard dollarë për projektin e vaksinave antiCOVID-19

Më: 7 korrik 2020 Në ora: 17:51
Donald Trump

Qeveria e Donald Trumpit njoftoi sot se ka ndarë 1,6 miliard dollarë për kompaninë amerikane të bioteknikës “Novavax”, për projektin e saj të vaksinave antiCOVID-19, duke i garantuar SHBA-së përparësinë e 100 milionë dozave të para në rast të efikasitetit të provuar.

“Operacioni Warp Speed është duke krijuar një portofol vaksinash për të rritur mundësitë që të kemi të paktën një vaksinë të sigurt dhe efikase deri në fund të vitit”, tha Alex Azar, sekretar për Shëndetësinë.

“Ne jemi të nderuar nga partneriteti me Operacionin “Warp Speed” për të përparuar me projektin tonë të vaksinave me urgjencë të jashtëzakonshme, me qëllimin për të siguruar mbrojtje jetike për njerëzit e vendit tonë”, tha Stanley Erck, drejtori ekzekutiv i “Novavax”.

Administrata e Trump e nisi operacionin Warp Speed në përpjekje për të prodhuar 300 milionë doza vaksinash deri në janar 2021 për të vaksinuar amerikanët e parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat