Presidenti i Brazilit, Bolsonaro rezulton pozitiv me COVID-19 - Bota Sot
Presidenti i Brazilit, Bolsonaro rezulton pozitiv me COVID-19

Amerika

Presidenti i Brazilit, Bolsonaro rezulton pozitiv me COVID-19

Më: 7 korrik 2020 Në ora: 17:54
Jair Bolsonaro

Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro rezultoi pozitiv me koronavirus gjatë ditës së sotme .

Mbrëmjen e djeshme ai u shtrua në spital për të bërë një kontroll në mushkëri, dhe për t’iu nënshtruar testit pasi shfaqi disa simptoma të COVID-19. Më vonë testet që bëri në mushkëri i dolën të rregullta.

Sipas medieve braziliane, gjatë muajve të fundit, shumë ndihmës të presidentit dhe këshilltarë të tij kanë rezultuar pozitivë. Por pavarësisht se shifrat në Brazil janë rritur shumë gjatë muajit të fundit, Bolsonaro është treguar skeptik duke u shprehur se është thjeshtë një grip i vogël.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat