Presidenti meksikan vizitë zyrtare në Uashington

Amerika

Presidenti meksikan vizitë zyrtare në Uashington

Më: 7 korrik 2020 Në ora: 22:56
Andres Manuel Lopez Obrador

Presidenti meksikan Andres Manuel Lopez Obrador do të takohet me Presidentin amerikan Donald Trump në Uashington të mërkurën në vizitën e tij të parë zyrtare në SHBA. Vizita e tij ndërsa zoti Lopez Obrador po pret rezultatet e një testi për koronavirus.

Zoti Lopez Obrador tha se do t'i njoftojë rezultatet e testit të tij të martën dhe do t'i nënshtrohet një testimi tjetër kur të arrijë në SHBA nëse është pjesë e protokollit. Shtëpia e Bardhë tha në një deklaratë se të dy udhëheqësit do të miratojnë marrëveshjen historike mes Shteteve të Bashkuara Meksikës dhe Kanada, e cila hyri në fuqi më 1 korrik.

Udhëheqësi meksikan tha se vizita e tij në Uashington është e rëndësishme sepse marrëveshja synon të krijojë vende pune në Amerikën e Veriut në një kohë kur pandemia ka dëmtuar rëndë ekonominë botërore.

Disa vëzhgues politikë i kërkuan zotit Lopez Obrador ta refuzojë ftesën e Shtëpisë së Bardhë, duke përmendur mënyrën se si zoti Trump i ka karakterizuar disa meksikanë duke i quajtur ata kriminelë gjatë fushatës presidenciale të vitit 2016 apo për shkak të reklamimit nga ana e tij të një muri kufitar.

Ndërkohë Kryeministri kanadez Justin Trudeau nuk e ka pranuar ftesën e Shtëpisë së Bardhë, por zoti Lopez Obrador tha se zoti Trudeau ka pranuar ta takoje atë në Meksikë./Voa/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat