Rastet në SHBA tejkalojnë shifrën 3 milionë, radha e pritje pa fund për testime - Bota Sot
Rastet në SHBA tejkalojnë shifrën 3 milionë, radha e pritje pa fund për testime

Amerika

Rastet në SHBA tejkalojnë shifrën 3 milionë, radha e pritje pa fund për testime

Më: 8 korrik 2020 Në ora: 08:26
SHBA

Më shumë se 3 milion infeksione me koronavirus janë regjistruar në të gjithë SHBA që nga fillimi i pandemisë, sipas të dyjave, New York Times dhe NBC.

NBC raporton se më shumë se 46.500 raste të reja që u shtuan në listë ditën e martë. SHBA ka deri tani numrin më të madh të infeksioneve të konfirmuara në botë.

Florida u përball me një mungesë të shtretërve spitalorë të njësisë së kujdesit intensiv.

Autoritetet kanë raportuar ngritje alarmante të rasteve të përditshme në afërsisht dy duzina shtete gjatë dy javëve të fundit, një shenjë se përpjekjet për të kontrolluar transmetimin e koronavirusit kanë dështuar.

Klifornia, Hawaii, Misuri, Montana, Oklahoma dhe Texas të martën rrëzuan rekordet e tyre të mëparshme me rekorde të reja. Rreth 24 shtete kanë raportuar gjithashtu shkallë shqetësuese të larta të infeksionit si përqindje e testeve diagnostikuese të kryera gjatë javës së kaluar.

Vetëm në Teksas, numri i pacientëve të shtruar në spital më shumë se dyfishua në vetëm dy javë.

Tendenca ka shtyrë shumë më tepër amerikanë që të kërkojnë testime për COVID-19. Departamenti amerikan i Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore tha të martën se po shtonte vende testimi "afat-shkurtër" në tre zona metropolitane në Florida, Luiziana dhe Teksas.

Në Houston, një radhë prej më shumë se 200 makinash u pa rreth Qendrës Mjekësore, ndërsa njerëzit prisnin me orë të tëra në vapë për test. Disa kishin mbërritur një natë më parë për të siguruar një vend në radhë.

"Unë vij të testohem sepse vëllai im i vogël doli pozitiv," tha Fred Robles, 32 vjeç, i cili e kaloi natën në makinën e tij. "Ka kaq shumë njerëz që duhet të testohen dhe nuk ka asgjë tjetër që mund të bësh."

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat