Presidenti i Brazilit thotë se hidroksiklorikina do ta kurojë nga Coronavirusi - Bota Sot
Presidenti i Brazilit thotë se hidroksiklorikina do ta kurojë nga Coronavirusi

Amerika

Presidenti i Brazilit thotë se hidroksiklorikina do ta kurojë nga Coronavirusi

Më: 8 korrik 2020 Në ora: 10:57
Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro

Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, është i bindur se ai do të rikuperohet shpejt nga koronavirusi i ri fal trajtimit me hidroksiklorikinë, ilaçin kundër malarias që nuk është dëshmuar se ka ndonjë efikasitet në luftën kundër COVID-19, shkruan agjencia AP.

Bolsonaro të martën ka njoftuar se ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Ai me muaj të tërë kishte qenë mohues ndaj virusit, ani pse Brazili është vendi i dytë me numrin më të madh të prekurve nga COVID-19.

Bolsonaro ka thënë se temperatura e tij është stabilizuar dhe i ka atribuuar këtë përmirësim hidroksiklorikinës.

“Sot jam shumë më mirë, kështu që sigurisht se po funksionon hidroksiklorikina. Unë jam një person më tepër ku po funksionon ky ilaç. Kështu që i besoj hidroksiklorikinës”, ka shkruar Bolsonaro 65-vjeçar në “Twitter”, ndërsa ka marrë dozën e tretë të hidroksiklorikinës.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka qenë reklamuesi më i madh i hidroksiklorikinës.

Në Brazil më tepër se 65 mijë persona kanë vdekur nga COVID-19.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat