Aeroplani has në zog gjatë fluturimit, ia dëmton “hundën” fluturakes – piloti detyrohet të bëjë ulje emergjente në Nju Jork - Bota Sot
Aeroplani has në zog gjatë fluturimit, ia dëmton “hundën” fluturakes – piloti detyrohet të bëjë ulje emergjente në Nju Jork

Amerika

Aeroplani has në zog gjatë fluturimit, ia dëmton “hundën” fluturakes – piloti detyrohet të bëjë ulje emergjente në Nju Jork

Më: 8 korrik 2020 Në ora: 14:28
Foto Ilustrim

Një aeroplan i aviokompanisë “Delta” që po fluturonte nga Florida, është detyruar të bëjë ulje emergjente në aeroportion e Nju Jorkut “JFK”, pas një përplasjeje që e kishte pasur me një zog.

Siç mund të shihet në fotografitë e publikuara më poshtë, hunda e aeroplanit është shtypur – duke i shkaktuar dëme.

Bëhet fjalë për modelin Airbus A319 që brenda kishte 43 pasagjerë dhe ishte nisur nga aeroporti La Guardia, e derisa ishte në ajër është përplasur me një zog.

Mediat amerikane raportojnë se piloti është detyruar të reagojë menjëherë, duke bërë ulje emergjente në aeroportin më të afërt.

Në shikim të parë menduan se aeroplani mund të jetë goditur nga ndonjë rrufe, por më vonë u konstatua së behet fjalë për zog.

“Sulmet” e zogjve nuk janë të shpeshtë në Nju Jork, por mund të rrezikojnë dhe shkaktojnë dëme të mëdha një aeroplani gjatë fluturimit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat