Pompeo: Përparime në bisedimet SHBA-BE për udhëtimet - Bota Sot
Pompeo: Përparime në bisedimet SHBA-BE për udhëtimet

Amerika

Pompeo: Përparime në bisedimet SHBA-BE për udhëtimet

Më: 8 korrik 2020 Në ora: 18:31
Mike Pompeo

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo tha sot se ka patur përparime në bisedimet me Bashkimin Europian për rihapjen e lidhjeve të udhëtimit, të mbyllura për shkak të pandemisë së COVID-19.

“Ne kemi bërë një përparim të vërtetë, një përparim teknik”, tha ai për gazetarët, në Uashington.

“Qëllimi është të krijohet një sistem i sigurt për rihapjen e udhëtimeve”, shtoi kryediplomati.

Kohët e fundit, Europa njoftoi rivendosjen e udhëtimeve me një numër të caktuar vendesh, por pa SHBA-në në këtë listë.

Aktualisht, SHBA-ja po regjistron një rritje të madhe të rasteve të reja me COVID-19, veçanërisht në shtetet jugore dhe jugperëndimore.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat