Pamjet që tronditën Amerikën, babai vritet pranë vajzës së vogël

Amerika

Pamjet që tronditën Amerikën, babai vritet pranë vajzës së vogël

Më: 10 korrik 2020 Në ora: 09:56
Pamje nga videoja

Anthony Robinsoni u qëllua fatalisht, ndërsa po shëtiste me vajzën e tij gjashtëvjeçare në Bronx. Kamerat kanë filmuar momentin e tmerrshëm kur babai 29-vjeçar u qëllua për vdekje në një rrugë të New York City, të dielën.

Shefi i detektivëve të NYPD-së, Rodney Harrison, kishte postuar në Twitter të hënën duke shkruar se Robinsoni ishte qëlluar “shumë herë” dhe më vonë vdiq për shkak të plagëve të rënda që kishte në trup.

Anthony Robinsoni 29 vjeç, dukej të ishte i qetë dhe i sigurt, duke ecur në një rrugë pak para orës 06:00 të mëngjesit, më 5 korrik.

Robinsoni, i cili banonte në Brooklyn, është një nga tetë viktimat e vrasjeve të ndodhura në të gjithë New Yorkun gjatë fundjavës së 4 korrikut.

Kishte të paktën 49 të shtëna të raportuara në total gjatë festës, e cila pason një rritje më të madhe se 130 për qind të krimit në qershor, në krahasim me qershorin 2019.

Çfarë ndodhi me Anthony Robinsonin?

Ndërsa babai po shëtiste me vajzën e tij në Bronx Borough, një makinë iu afrua, ndërsa dukej sikur do të merrte kthesën. Automjeti përfundoi, jo duke u kthyer, përkundrazi vazhdoi të ndiqte 29-vjeçarin.

Robinsoni kishte për dore vajzën e tij të vogël kur dikush në një makinë e qëlloi. Ndërsa babai u qëllua, pamjet tregojnë se vajza e tij ikën me vrap nga frika dhe Robinsoni ra në tokë.

Vajza e vogël shpëtoi mrekullisht pa u dëmtuar. Ndryshe incidenti mund t’ishte edhe më fatal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat