Nuk besonte tek COVID-19 dhe mori pjesë në festën e “shthurur”, vdes i riu. Ja fjalët e fundit që tha… - Bota Sot
Nuk besonte tek COVID-19 dhe mori pjesë në festën e “shthurur”, vdes i riu. Ja fjalët e fundit që tha…

Amerika

Nuk besonte tek COVID-19 dhe mori pjesë në festën e “shthurur”, vdes i riu. Ja fjalët e fundit që tha…

Më: 12 korrik 2020 Në ora: 17:54
Foto

Një i ri në SHBA, humbi jetën nga koronavirusi, pasi mori pjesë në festën e ashtuquajtur “Party Covid-19”. Një mjeke e spitalit ku i riu humbi jetën, tha se pacienti mendonte se pandemia e koronavirusit ishte një mashtrim.

“Unë mendoj se kam bërë një gabim. Mendova se kjo ishte një shaka, por nuk qenka kështu”, kanë qenë fjalët e 30-vjeçarit përpara se të ndërronte jetë.

Mjekja Jane Appleby, tregoi se vendosi ta ndajë këtë histori jo për të trembur njerëzit, por për të përcjellë një mesazh se virusi mund të prekë këdo. Ajo shtoi se virusi nuk përjashton askënd, ndërsa i bëri thirrje të gjithëve të përdorin maskë dhe të qëndrojnë në shtëpi sa më shumë të jetë e mundur.

“Ai me të vërtetë nuk e besoi. Mendoi se sëmundja ishte një mashtrim, se ishte i ri dhe i pathyeshëm ndaj sëmundjes. Lutja ime për komunitetin tonë dhe veçanërisht për të gjithë të rinjtë, është që ta marrin seriozisht këtë sëmundje”, u shpreh mjekja.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat