Qeveria Trump tërhiqet nga vendimi për të privuar nga vizat studentët e hua - Bota Sot
Qeveria Trump tërhiqet nga vendimi për të privuar nga vizat studentët e hua

Amerika

Qeveria Trump tërhiqet nga vendimi për të privuar nga vizat studentët e hua

Më: 14 korrik 2020 Në ora: 23:06
Trump

Qeveria Trump u tërhoq nga vendimi i kundërshtuar për të privuar nga vizat studentët e huaj, kurset e të cilëve do të vazhdojnë të jenë virtuale me fillimin e vitit akademik për shkak të pandemisë, njoftoi sot një gjykatës federal.

Vendimi, i njoftuar nga policia e imigracionit më 6 korrik, ishte kundërshtuar në gjykatë nga universitetet e Harvardit dhe MIT, me mbështetjen e shumë universiteteve të tjera, sindikatave të mësuesve dhe gati 20 shteteve amerikane, raporton ATSh.

“Palët kanë arritur një zgjidhje (…) qeveria ka pranuar të anulojë vendimin”, theksoi gjyqtari gjatë një seance të shkurtër. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat