Rekord i ri në SHBA: Mbi 67 mijë raste të reja me COVID-19

Amerika

Rekord i ri në SHBA: Mbi 67 mijë raste të reja me COVID-19

Më: 15 korrik 2020 Në ora: 08:05
Foto ilustrim

SHBA ka shënuar ditën me rritjen më të madhe të rasteve me COVID-19.

Shtetet e Bashkuara raportuan 67.417 raste të reja të koronavirusit të martën, rritja më e lartë për një ditë në vend që nga fillimi i pandemisë, raporton Cnn.

Të martën gjithashtu ishin 900 vdekje të reja të lidhura me virusin.

Kjo sjell totalin e vendit në të paktën 3,431,574 raste dhe 136 466 vdekje të lidhura, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins.

Në total përfshihen raste nga të 50 shtetet, Rrethi i Kolumbisë dhe territoret e tjera të SHBA, si dhe raste të riatdhesuara. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat