Meksika regjistron numër të madh të rasteve të reja me COVID-19

Amerika

Meksika regjistron numër të madh të rasteve të reja me COVID-19

Më: 15 korrik 2020 Në ora: 10:13
Foto

Meksika vazhdon të regjistrojë numër të madh të infeksioneve ditore me COVID-19.

Meksika raportoi më shumë se 7,000 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e kaluara, sipas ministrisë së shëndetit të vendit të marten, raporton Cnn.

Kjo rrit numrin e përgjithshëm kombëtar në 311.486 raste – vendi me numrin e shtatë të infeksioneve në botë.

Meksika gjithashtu regjistroi 836 vdekje të reja nga virusi të martën, duke sjellë numrin e vdekjeve totale në 36,327.

Rastet e reja vijnë pasi qeveria njoftoi të martën se do të zgjasë kufizimet e saj për kufirin me SHBA-në për një herë të tretë, tani në fuqi deri në gusht

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat