Mjekët ushtarakë u dalin në ndihmë spitaleve në Kaliforni dhe Texas

Amerika

Mjekët ushtarakë u dalin në ndihmë spitaleve në Kaliforni dhe Texas

Më: 17 korrik 2020 Në ora: 22:46
Mjekët ushtarakë në ndihmë spitaleve në Kaliforni dhe Texas

Ekipet mjekësore të ushtrisë janë vendosur në Texas dhe Kaliforni për t’i ndihmuar spitalet më numrin e madh të pacientëve me koronavirus.

Në Kaliforni, mjekë ushtarakë, ndihmës mjekësorë dhe specialistë të tjerë u vendosën në tetë spitale që kanë mungesa të kuadrit për shkak të numrit rekord të rasteve me infeksion, raporton AP-ja.

Texasi raportoi 10.000 raste të reja të enjten, që ishte dita e tretë me radhë me këtë shifër. Ndërsa Kalifornia shënoi numër rekord me 20.000 raste për dy ditë.

Në Miami të Floridas, komisioni i këtij shteti, njëzëshëm aprovoi një urdhër emergjent i cili u jep inspektorëve autoritet që të ndajnë gjoba prej 100 dollarë për individë dhe 500 dollarë për biznese nëse nuk i respektojnë rregullat e mbajtjes së maskave dhe distancimit social.

Majori Calros Gimenez i Miamit tha se shumë njerëz, posaçërisht të rinjtë, ishin lehtësuar shumë në “normalen e re”, andaj shteti ka nevojë për masa më të rrepta.

Nëpër tërë botën, qeveritë po përpiqen të ndalin shpërthimet e reja dhe të mbajnë ekonomitë e hapura, derisa pandemia po përshpejtohet në disa rajone. Në gjithë botën, numri i rasteve me COVID-19 është gati 14 milionë, derisa i atyre që vdiqën si pasojë e kësaj sëmundje shkoi në 590.000.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat