Dramë në protestën e San Diegos, policia arreston demonstruesen: Nëse nuk na përcjell, do të qëllojmë

Amerika

Dramë në protestën e San Diegos, policia arreston demonstruesen: Nëse nuk na përcjell, do të qëllojmë

Më: 21 korrik 2020 Në ora: 09:13

Gjatë javës së kaluar mijëra qytetarë amerikanë kanë marshuar në San Diego të Kalifornisë, në shenjë proteste kundër “brutalitetit të policisë” ndaj komunitetit afro-amerikan në SHBA.

Por, pas protestës që rrodhi pa ndonjë incident, në rrjetet sociale u shfaq një video e arrestimit të një demonstrueseje të re.

Ajo çfarë është interesant që personat që deshën ta arrestojnë nuk kanë dashur të prezantohen, e as që kishin me vete distinktiv të policisë së San Diegos.

Disa persona të armatosur i afrohen me një furgon pa ndonjë shenjë identifikuese, të cilët deshën të arrestojnë. Madje njëri prej tyre e kërcënoi se do ta qëllojnë nëse nuk i përcjell duke e futur në furgon.

“Nëse nuk na përcjell, do të qëllojmë. Më kupton?”, dëgjohet duke thënë njëri prej burrave i cili më vonë u konstatua se është polic – më saktësisht civil në rroba civile.

Në kumtesën për media, policia e San Diegos ka konfirmuar se bëhet fjalë për detektivë në rroba civile. Thuhet se ajo me një mjet të fortë kishte tentuar ta godet policin në motoçikletë.

“Për shkak të turmës së madhe në atë zonë, detektivët kishin ndjerë nevojën se duhet të shpërndajnë masën. Disa anëtarë të SWAT-it, gjithashtu kishin mbërritur në momentin e arrestimit dhe ishin të gatshëm për qetësimin e situatës”, thuhet ndër tjera në kumtesë.

“Policët janë të trajnuar të paralajmërojnë përdorimin e forcës aty ku vlerësojnë se është e nevojshme”, thuhet në komunikatën e policisë së San Diegos.

E demonstruesja e re që nuk është identifikuar, është arrestuar për sulm ndaj zyrtarit policor dhe është dërguar në paraburgim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat