Trump: Situata e pandemisë në SHBA mund të përkeqësohet

Amerika

Trump: Situata e pandemisë në SHBA mund të përkeqësohet

Më: 22 korrik 2020 Në ora: 08:54
Donald Trump

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar së fundmi se situata e pandemisë në SHBA “mund përkeqësohet para se të bëhet më e mirë”.

Sipas mediave të huaja, ai u kërkoi qytetarëve amerikanë që ta aplikojnë vendosjen e maskës.

Raportohet se stafi i tij i kanë bërë presion për të “shtrënguar” masat në SHBA, derisa vendi po përballet me rritje rekorde të rasteve nga coronavirusi.

Këto deklarata Trump i bëri të ditura të martën, në një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, derisa potencoi se “situata mund të përkeqësohet para se të përmirësohet”

“Megjithëse nuk më pëlqen ta pranoj, kështu duken gjërat së paku”, u shpreh Trump.

Ndryshe, numri i përgjithshëm i të prekurve nga coronavirusi në SHBA u rrit në 3.8 milionë, ndërkaq 141 mijë persona ndërruan jetë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat