SHBA nuk do t’u jep viza studentëve të rinj shkaku i COVID-19

Amerika

SHBA nuk do t’u jep viza studentëve të rinj shkaku i COVID-19

Më: 25 korrik 2020 Në ora: 12:10
Foto Ilustrim

Shërbimi Federal i Emigracionit njoftoi se studentë të rinj nga jashtë nuk do të jenë në gjendje të hyjnë në Shtetet e Bashkuara nëse kanë marrë mësime online.

Në një letër drejtuar fakulteteve, Shërbimi i Doganave dhe Emigracionit të SHBA tha se studentët të cilët nuk janë regjistruar deri më 9 Mars të këtij viti “ka shumë të ngjarë të mos kenë mundësi të marrin viza”, raporton aljazeera.

Ky vendim do të prekë ata që kanë filluar studimet e tyre këtë vit, dhe do të marrin mësime përmes internetit për shkak të pandemisë së coronavirusit.

Studentët që tashmë janë në Shtetet e Bashkuara ose kthehen nga jashtë dhe kanë vizë do të jenë në gjendje të hyjnë në Amerikë, edhe pse mund të mësojnë përmes internetit.

Administrata Trump tërhoqi rregulloren e mëparshme, e cila ua ndaloi të gjithë studentëve nga jashtë që të qëndrojnë në Shtetet e Bashkuara nëse ndjekin ligjëratat në internet.

Disa universitete, të tilla si Harvardi dhe Universiteti i Kalifornisë Jugore, tashmë u kanë konfirmuar studentëve se nuk mund të vijnë nga jashtë.

Këshilli për Arsimin e Lartë dhe Emigracionin tha që ishte i zhgënjyer nga ky vendim dhe se në këtë mënyrë fakulteteve u bëhet presion që të fillojnë mësimet në internet, të paktën, pjesërisht në vjeshtë.

Kolegjet amerikane tashmë janë duke regjistruar një rënie të konsiderueshme të numrit të studentëve nga jashtë, për shkak të pandemisë dhe procesit të ngadaltë të lëshimit të vizave. Kjo ndoshta do të dëmtojë edhe financiarisht fakultetet, sepse studentët nga jashtë paguajnë tarifa më të shtrenjta të shkollimit.

Ndryshe, vlerësohet se rreth 1.1 milion studentë të huaj studiojnë në Shtetet e Bashkuara gjersa Këshilli për Arsimin e Lartë vlerëson se vetëm 250 mijë do të regjistrohen këtë vjeshtë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat