Spitali i Teksasit formon “panelin e vdekjes”, mjekët do të vendosin kë ta trajtojnë e kë ta lënë të vdesë

Amerika

Spitali i Teksasit formon “panelin e vdekjes”, mjekët do të vendosin kë ta trajtojnë e kë ta lënë të vdesë

Më: 26 korrik 2020 Në ora: 09:19
Foto ilustrim

Rritja e numrit të rasteve të koronavirusit në pjesët rurale të Teksasit e ka detyruar një spital që ta formojë një “panel të vdekjes” për të vendosur se cilët pacientë do të trajtohen dhe cilët do të dërgohen në shtëpi e të lihen në mëshirën e fatit.

Mjekët në spitalin “Starr County Memorial Hospital”, që është spitali i vetëm në atë rajon, kanë marrë udhëzime kritike për kujdesin ndaj pacientëve, me të cilat duhet të vendosin se cilët pacientë do t’i trajtojnë dhe cilët do të dërgohen në shtëpi për shkak se ata kanë gjasa të vdesin.

Ky komision është formuar për ta lehtësuar barrën ndaj burimeve të kufizuara mjekësore të spitalit në mënyrë që mjekët të mund të përqendrohen te pacientët me shkallë më të lartë të mbijetesës, shkruan “The Guardian”.

Rajoni Starr filloi të shënonte rritje të numrit të rasteve në fillim të korrikut, ndërsa me 24 korrik u regjistruan 1,769 të infektuar dhe 17 vdekje të konfirmuara. 33 raste të tjera fatale janë në proces të konfirmimit. Në këtë rajon banojnë vetëm 64,000 persona.

Zyrtarët kanë thënë se rritja e numrit të rasteve ka ardhur si pasojë e tubimeve. “Po i shohim rezultatet e socializimit gjatë 4 Korrikut, pushimeve dhe mundësive të tjera sociale. Për fat të keq, spitali ka burime të kufizuara dhe mjekët tanë do të jenë të detyruar të vendosin se kush merr trajtim dhe kush dërgohet në shtëpi për të vdekur pranë të dashurve të tyre”, tha një zyrtar lokal.

Autoritetet të premten lëshuan urdhër për izolim dhe vendosën orë policore. Për më tepër, përdorimi i maskave u bë i detyrueshëm. Teksasi është një ndër shtetet më të prekura nga koronavirusi në ShBA. Deri më tani, në këtë shtet janë regjistruar mbi 393,000 të infektuar dhe 5,069 të vdekur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat