Historia prekëse e çiftit që kapërcyen së bashku koronavirusin, kancerin dhe kimioterapinë

Amerika

Historia prekëse e çiftit që kapërcyen së bashku koronavirusin, kancerin dhe kimioterapinë

Më: 26 korrik 2020 Në ora: 13:22
Robert dhe Janice Beecham

Të martuar prej 46 vitesh, një çift nga Teksasi e kanë fituar betejën me koronavirusin, ndërsa gruaja luftoi edhe kundër kancerit.

Robert dhe Janice Beecham filluan të ndjejnë simptoma të COVID-19 në mars. Robert u dërgua në spital më 25 mars dhe një ditë më pas mori rezultatin pozitiv për koronavirus.

Janice në muajin shkurt ishte operuar, pasi kishte kancer në gji dhe i ishte dhënë një diagnozë e re e kancerit të vezores. Ajo gjithashtu rezultoi pozitive në testin për koronavirus, por për fat të mirë simptomat e saj ishin të buta.

Pasi mbijetuan nga kanceri dhe koronavirusi i ri, çifti Beechams thonë se ndjehen me fat.

“Është një bekim të jesh këtu sepse shumë njerëz nuk ia dolën,” tha Janice.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat