Vrasja e mbështetësit me ngjyrë të Trumpit, kërkohet hetim!

Amerika

Vrasja e mbështetësit me ngjyrë të Trumpit, kërkohet hetim!

Më: 26 korrik 2020 Në ora: 14:51
Vrasja e mbështetësit me ngjyrë të Trumpit, kërkohet hetim!

Vrasja e një përkrahësi me ngjyrë të Donald Trumpit në Milwaukee ka shtyrë republikanët e ketij shteti të bëjnë thirrje për një hetim federal.

Bernell Trammell, 60 vjeç, ishte një aktivist I njohur për mbajtjen nëpër rrugë të tabelave të bëra me dorë ku shkruhej “Voto Donald Donald 2020”.

Me tabela të tilla ai kishte mbushur dhe pjesën përpara dyqanit të tij, ku dhe u qëllua për vdekje me armë zjarri nga një person i panjohur.

“Për shkak të aktivizmit të njohur politik të Trammell dhe mundësisë që vrasja e tij të jetë e motivuar politikisht, unë kërkoj që Prokurori i Shteteve të Bashkuara Matthew Krueger të nisë një hetim,” tha Andrew Hitt, kryetar i Partisë Republikane të Wisconsin. “Asnjë amerikan nuk duhet të ketë frikë për sigurinë e tij personale për shkak të vendit ku jeton apo përkatësisë politike,” shtoi ai. Trammell ishte një figurë e njohur në lagjen Riverwater të Milwaukee, ku lëvizte shpesh me biçikletë ose ecte nëpër rrugë me pankarta që përcillnin mendimet e tij eklektike fetare ose politike. “Ai kishte plot pikëpamje polemizuese”, tha shkrimtari vendas Adebisi Agoro për The Post.

“Por ishte qëndrimi i tij i fundit ai që i bëri njerëzit të egër me të”, thotë Agoro. Sipas shkrimtarit, tabelat pro Trumpit po nxisnin zemërim në lagje, sic u vu re dhe nga postimet në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat