Uragani “Hanna” godet Teksasin, përballje me erëra të forta dhe rritjen e rasteve Covid-19

Amerika

Uragani “Hanna” godet Teksasin, përballje me erëra të forta dhe rritjen e rasteve Covid-19

Më: 26 korrik 2020 Në ora: 17:39
Foto

Uragani Hanna, i pari për vitin 2020 në brigjet e Atlantikut goditi Teksasin dhe shkaktoi shira të rrëmbyeshëm si dhe erëra të forta që arrinin deri në 150 kilometra në orë.

Teksasi po përjeton këto kushte ekstreme meteorologjike ndërkohë që i duhet të menaxhojë një rritje të numrit të rasteve me COVID-19.

“Uragani Hanna mbërriti në ishullin Padre në orën lokale 17:00 dhe përfshiu brigjet si një stuhi e kategorisë së parë me erëra që arrinin deri në 45 kilometra në orë”, – theksoi Qendra Kombëtare e Uraganeve.

Uragani u drejtua  të shtunën drejt pjesës jugore të Teksasit dhe më pas drejt verilindjes së Meksikës sot.

“Hanna do të shkaktojë erëra të forta në disa pjesë të jugut të Teksasit dhe në verilindje të Meksikës. Këto shira do të shkaktojnë përmbytje të çastit që përbëjnë një rrezik dhe mund të bëjnë që lumenjtë të ngrihen nga shtretërit e tyre”, – paralajmëruan meteorologët.

Nuk u raportuan menjëherë viktima ose dëme të mëdha, erërat u lehtësuan në rreth 130 kilometra në orë dhe pritet të lehtësohen më tej gjatë natës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat