SHBA: Qytetarët në muajin gusht do të marrin nga 1200 dollarë si stimulim

Amerika

SHBA: Qytetarët në muajin gusht do të marrin nga 1200 dollarë si stimulim

Më: 26 korrik 2020 Në ora: 18:28
Foto ilustrim

Sekretari i Financave i SHBA-së Steven Mnuchin tha se republikanët janë të gatshëm, në mes të epidemisë së koronavirusit, të realizojnë paketën e ardhshme të ndihmës të hënën dhe se ata kanë marrë mbështetjen e Shtëpisë së Bardhë.

Mnuchin premtoi një raund të ri prej 1 mijë e 200 dollarësh si stimulim që mund të arrijnë në muajin gusht.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë regjistruar mbi 4.3 milionë raste me koronavirus dhe rreth 150 mijë të vdekur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat