Trump kujton Regis Philbin, legjenden e TV Amerikan me rrënjë arbëreshe: Ai ishte miku im! Regis ju duam!

Amerika

Trump kujton Regis Philbin, legjenden e TV Amerikan me rrënjë arbëreshe: Ai ishte miku im! Regis ju duam!

Më: 26 korrik 2020 Në ora: 22:00
Donald Trump dhe Regis Philbi

Dje ka kaluar në botën tjetër legjenda e televizionit Amerikan Regis Philbin, në gjakun e të cilit rridhte edhe ai arbëresh pasi nëna e tij ishte nga Greçi. Regis kishte lidhje farefisnore edhe me ish kongresmenin Joe DioGuardi sepse edhe familja e ish kongresmenit e ka origjinën nga Greçi, ngulitje arbëreshe e krijuar me emigrantë shqiptarë që lanë vendin pas vdekjes të Skënderbeut.

Ka qenë vetë Presidenti i SHBA Donald Trump që dje ka shprehur ngushëllimet. Po të kërkosh në google do të zbulosh foto pafund të Regis dhe Trump. Regis e ftonte Trump në emisionet e tij.

Image

Ja si shkruan Presidenti Trump në Twitter: “Një nga më të mëdhenjtë në historinë e televizionit, Regis Philbin ka kaluar në valë edhe më të mëdha ajrore, në moshën 88 vjeçare. Ai ishte një person fantastik dhe miku im. Ai vazhdonte të më thoshte gjithmonë që të kandidoja për President. Mban rekordin për “televizionin më të drejtpërdrejtë” dhe ai e bëri gjithçka mirë. Regis, ju duam…” Përfundon tweet-in e tij Presidenti Trump.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat