SHBA: 55,000 raste të reja dhe 518 vdekje nga Covid-19 në 24 orë

Amerika

SHBA: 55,000 raste të reja dhe 518 vdekje nga Covid-19 në 24 orë

Më: 27 korrik 2020 Në ora: 09:31
SHBA

Shtetet e Bashkuara regjistruan 55,187 raste të reja me koronavirus të dielën,  numri më i ulët në gati dy javë.

Rastet e reja  e çojnë në 4,229,624 numrin e përgjithshëm të infeksioneve me Covid-19 që kur pandemia filloi të përhapet në vendin më të goditur në botë.

Numri i të vdekurve nga COVID-19 ka shkuar në 146,909, 518 vetëm në 24 orët e fundit.

Kjo është hera e parë që nga 13 korriku që numri i rasteve të reja të infeksionit me koronavirus ka rënë nën 60,000. 

Numri i vdekjeve tejkaloi 1.000 në katër ditët e mëparshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat