Agjentët federalë i vënë gjurin në shpinë demonstrueses në Portland: Nuk mund të marr frymë

Amerika

Agjentët federalë i vënë gjurin në shpinë demonstrueses në Portland: Nuk mund të marr frymë

Më: 27 korrik 2020 Në ora: 22:47
Foto

Agjentët federalë në Portland të SHBA-ve, janë filmuar se si një demonstruese të re e rrëzojnë për tokë dhe ia mbajnë gjurin në shpinë, derisa ajo bërtet se si nuk po mund të merr frymë, që rikujton skenën rrëqethëse të rastit të afro-amerikanit George Floyd, shkruan Al Jazeera.

Floyd ndërroi jetë më 25 maj, pasi që polici Derek Chauvin i mbajti gjurin në qafë për afro 9 minuta, kurse pamjet e publikuara tregonin se si Floyd nuk mund të merrte frymë.

Pamjet e publikuara më poshtë shfaqin agjentët federalë në SHBA, se si një demonstrante të re në orët e para të mëngjesit e rrëzojnë në trotuar, dhe i mbajnë gjunjët në shpinë me qëllim që të mos mund të lëvizë duart, derisa të njëjtën kohë u drejtohet demonstruesve se nuk po mund të merr frymë.

Një video tjetër, shfaq gjakun e demonstrueses në kokën e saj, e mediave amerikane kanë raportuar se mijëra demonstrues janë mbledhur mbrëmë në afërsi të gjyqit në Portland, për të përkrahur protestën e 60-të anti-racore në këtë qytet.

Gruaja në video paraqitet në disa video të publikuara në Twitter si Noel Mandolfo. E në një moment ajo dëgjohet duke u thënë agjentëve: “Zbrisni nga unë. Pse? Pse po e bëni këtë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat