Firma farmaceutike amerikane nisë testimin e vaksinës anti-Covid-19 në 30 mijë persona

Amerika

Firma farmaceutike amerikane nisë testimin e vaksinës anti-Covid-19 në 30 mijë persona

Më: 28 korrik 2020 Në ora: 23:41
Pfizer

Firma bioteknike gjermane, BioNTech bashkë me ndërmarrjen farmaceutike Pfizer, kanë bërë me dije se kanë filluar një studim botëror të hënën për të vlerësuar vaksinën anti-Covid-19.

Nëse studimi rezulton i suksesshëm, kompanitë mund të vendoset për miratim rregullator që nga tetori, duke u furnizuar me to në fund të 2020-ës dhe duke arritur të prodhohen 1.3 miliard doza në fund të 2021-ës, shkruajnë mediet britanike.

Pacientëve u jepet secilit dy doza të vaksinës së firmave për të ndihmuar në forcimin e imunitetit, kështu që 100 milionë doza e para do të vaksinonin rreth 50 milionë njerëz.

Studimi pritet të përfshijë rreth 120 vende globalisht dhe mund të përfshijë deri në 30,000 pjesëmarrës. Vullnetarët do vijnë nga rajonet më të prekura nga COVID-19.

“Fillimi i fazës së 2/3-ës është një hap i madh drejt sigurimit të një vaksine të mundshme për të ndihmuar në luftimin e pandemisë Covid-19” tha Kathrin Jansen, kreu i hulumtimit dhe zhvillimit të vaksinave në Pfizer.

Vaksina do të quhet BNT162b2.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat