Rritje rekord e rasteve me koronavirus në disa shtete të SHBA-ve

Amerika

Rritje rekord e rasteve me koronavirus në disa shtete të SHBA-ve

Më: 29 korrik 2020 Në ora: 09:07
Foto Ilustrim

Gjashtë shtete jugore dhe perëndimore të SHBA-së, si Kalifornia, Arkansas, Florida, Montana, Oregon dhe Texas, regjistruan numër rekord të rasteve me koronavirus, raporton BBC.

Vetëm në Texas, numri i rasteve të të infektuarve me COVID – 19, ka arritur në 400,000.

Presidenti amerikan Donald Trump, i cili është kritikuar për mënyrën e menaxhimit të pandemisë, insistoi se disa vende të SHBA-së ishin pa virus, edhe pse të dhënat federale tregojnë se vetëm një shtet, Vermont, është duke e tejkaluar krizën.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat