Bolsonaro pas shërimit nga Covid-19 thotë se ka “myk” në mushkëri

Amerika

Bolsonaro pas shërimit nga Covid-19 thotë se ka “myk” në mushkëri

Më: 31 korrik 2020 Në ora: 14:51
Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro

Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro tha të enjten se po ndihet i dobët dhe mund të ketë “myk” në mushkëri” pasi ka kaluar disa javë në izolim pas infektimit me COVID-19.

Në paraqitjen e tij të parë live në Facebook pas shërimit nga COVID-19, Bolsonaro tha “Kam bërë një testim të gjakut, isha pak i dobët dje. Ata kanë gjetur edhe pak infeksion dhe tani jam duke marrë antibiotikë. Unë kam myk në mushkri, mund të jetë për këtë”, shkruan CNN.

Bolsonaro ka kaluar rreth 20 ditë në vetizolim, pasi u testua pozitiv për koronavirus më 7 korrik. Më 25 korrik ai përmes një postimi në Twitter ja treguar se ka dalë negativ për koronavirus.

Edhe gruaja e tij, Michelle Bolsonaro, ka testuar pozitive për COVID-19, sipas një deklarate nga zyra e presidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat